Ngritet aktakuzë kundër Artan Grubit dhe 7 personave të tjerë nga rasti “Lotaria Shtetërore”, dëmi i shkaktuar 8,2 milionë euro

Prokuroria Themelore Publike e Shkupit ka ngritur aktakuzë kundër 8 personave për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar” në rastin e njohur si “Lotaria Shtetërore”. Ndër të akuzuarit janë ish-drejtori i Lotarisë Shtetë...

gusht 13, 2026 - 16:00
Ngritet aktakuzë kundër Artan Grubit dhe 7 personave të tjerë nga rasti “Lotaria Shtetërore”, dëmi i shkaktuar 8,2 milionë euro

Prokuroria Themelore Publike e Shkupit ka ngritur aktakuzë kundër 8 personave për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar” në rastin e njohur si “Lotaria Shtetërore”.

Ndër të akuzuarit janë ish-drejtori i Lotarisë Shtetërore, Perparim Bajrami, dhe ish-zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi.

Sipas aktakuzës, gjatë viteve 2023–2024, të akuzuarit kanë vepruar së bashku duke tejkaluar kompetencat e tyre dhe i kanë shkaktuar dëm Lotarisë Shtetërore në vlerë prej rreth 507,6 milionë denarë (rreth 8,2 milionë euro).

Ata kanë dijeni se Lotaria Shtetërore nuk kishte të drejtë të organizonte lojëra elektronike në terminalet e videolotarisë, pasi këtë të drejtë e kishte investuar që në vitin 2013 si kontribut jo-monetar në kompaninë e përbashkët me Casinos Austria. Pavarësisht kësaj, ata kanë ndërmarrë procedura për të nisur organizimin e pavarur të këtyre lojërave dhe për të blerë terminale, duke shkaktuar dëmin e lartpërmendur.

Për Bajramin, i cili është në arrati prej gati një viti, prokuroria kërkon masë paraburgimi 30-ditore nga momenti i kapjes. Për Artan Grubin propozohet vazhdimi i masës së arrestit shtëpiak, së bashku me heqjen e përkohshme të pasaportës dhe ndalimin e lëshimit të dokumenteve për dalje nga vendi. Për të tjerët propozohen masa kujdesi (paraardhje në gjykatë, heqje dokumentesh udhëtimi dhe ndalim kontakti me persona të caktuar).


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.