Nikolloski: Po zgjidhen probleme komplekse inxhinierike në autostradën Ohër-Kërçovë
Autostrada Ohër–Kërçovë po ndërtohet sipas dinamikës së paraparë, ka bërë të ditur zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, në Facebook. Ai ka publikuar fotografi nga takimi i punës me drejtorin e Ndërmarrjes ...
Autostrada Ohër–Kërçovë po ndërtohet sipas dinamikës së paraparë, ka bërë të ditur zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, në Facebook.
Ai ka publikuar fotografi nga takimi i punës me drejtorin e Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore, Koce Trajanovski, duke vlerësuar se punimet po zhvillohen me dinamikë të lartë dhe se po zgjidhen probleme komplekse inxhinierike.
“Koordinim i fuqishëm dhe dinamikë e lartë në terren. Autostrada po ndërtohet sipas dinamikës së paraparë dhe të gjitha detyrat komplekse po realizohen përmes koordinimit të vazhdueshëm ndërmjet Ministrisë së Transportit, Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore dhe kompanive realizuese. Po e ndërtojmë Maqedoninë”, ka shkruar Nikolloski.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.