Nis beteja për një nga postet më të fuqishme! 4 prokurorë në garë për vendin e Islam Abazit

Katër emra, një post dhe një vendim që pritet të përcaktojë drejtimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Gara për kreun e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (OJO GOKK) tashmë ka nisur. Deri ...

shtator 6, 2026 - 00:30
Nis beteja për një nga postet më të fuqishme! 4 prokurorë në garë për vendin e Islam Abazit

Katër emra, një post dhe një vendim që pritet të përcaktojë drejtimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Gara për kreun e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (OJO GOKK) tashmë ka nisur.

Deri tani, katër prokurorë kanë dorëzuar kandidaturat për të pasuar Islam Abazin. Në garë janë prokurori i lartë publik Jovan Cvetanovski, prokurorja e OJO Shkup Lidija Raiçeviq, si dhe prokurorët e OJO GOKK-së Iskra Haxhi-Vasileva dhe Faton Azizi.

Afati për aplikim përfundon këtë fundjavë, ndërsa të hënën mund të ketë edhe kandidatura të reja të dërguara me postë.

Cvetanovski tashmë e ka konfirmuar kandidaturën. Pas më shumë se 25 vitesh në prokurori, ai thotë se është i gatshëm të marrë përgjegjësinë për një funksion me sfida të mëdha.

Në anën tjetër, Islam Abazi nuk do të kërkojë mandat të dytë. Mandati i tij katërvjeçar përfundon më 8 nëntor dhe pas kësaj ai pritet të rikthehet në Prokurorinë e Lartë Publike në Gostivar.

VENDIMI MË 28 TETOR

Pas verifikimit të kandidaturave dhe prezantimit të programeve, gara do të hyjë në fazën finale.

Më 28 tetor do të zhvillohet votimi i drejtpërdrejtë dhe i fshehtë, kur prokurorët publikë nga i gjithë vendi do të zgjedhin drejtuesin e ri të OJO GOKK-së.

Institucioni që do të drejtohet nga fituesi merret me rastet më të ndjeshme të krimit të organizuar dhe korrupsionit, përfshirë edhe hetime ku përfshihen bartës të funksioneve publike.

Nëse nuk mbërrijnë kandidatura të tjera me postë, Cvetanovski, Raiçeviq, Haxhi-Vasileva dhe Azizi do të përballen për një nga funksionet më të rëndësishme në prokurorinë e vendit.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.