Nis linja e re ajrore Prishtinë-Medinë, shkurtohet koha e fluturimit
Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ka nisur dhe linja e re Prishtinë-Medinë. Lidhur me këtë zëdhënsja e AN të Prishtinës “Adem Jashari’’, Valentina-Gara ka dhënë detaje. Sipas Garës, kjo linjë do të jetë ditën e hënë, pra një herë në ...
Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ka nisur dhe linja e re Prishtinë-Medinë.
Lidhur me këtë zëdhënsja e AN të Prishtinës “Adem Jashari’’, Valentina-Gara ka dhënë detaje.
Sipas Garës, kjo linjë do të jetë ditën e hënë, pra një herë në javë. Po ashtu Gara ka thënë se edhe koha e fluturimit nga Prishtina në Medinë është zvogëluar.
Gara ka thënë se koha e fluturimit është 3 orë e 45 minuta.
https://www.facebook.com/watch/?v=3280551192132983
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.