Nis pastrimi i lumit në Sllatinë, Daut Memishi: Së shpejti fillojmë me punë në Tearcë dhe Odër!

Komuna e Tearcës po nis realizimin e projekteve të reja infrastrukturore dhe mjedisore në territorin e saj. Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, ka bërë të ditur se në Sllatinë ka filluar një projekt i rëndësishëm për pastrimin e lu...

shtator 15, 2026 - 17:00
Nis pastrimi i lumit në Sllatinë, Daut Memishi: Së shpejti fillojmë me punë në Tearcë dhe Odër!

Komuna e Tearcës po nis realizimin e projekteve të reja infrastrukturore dhe mjedisore në territorin e saj. Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, ka bërë të ditur se në Sllatinë ka filluar një projekt i rëndësishëm për pastrimin e lumit të fshatit, i financuar nga Byroja për Zhvillim Rajonal dhe i realizuar në bashkëpunim ndërmjet Komunës së Tearcës dhe shoqatës „Renesansa“.

Sipas Memishit, ky është vetëm një nga projektet që do të realizohen në periudhën në vijim në fshatrat e Komunës së Tearcës.

„Shumë shpejt do të nisë realizimi i projekteve edhe në fshatrat e tjerë të komunës“, ka njoftuar Memishi. Ndër projektet e radhës është edhe pastrimi i lumit Lumbardh (Bistricë) në Tearcë, ndërsa në fshatin Odër pritet të nisë realizimi i projektit për ndërtimin e trotuarit.

Me këto projekte, Komuna e Tearcës synon përmirësimin e mjedisit, infrastrukturës dhe kushteve për banorët në të gjitha vendbanimet e komunës.

The post Nis pastrimi i lumit në Sllatinë, Daut Memishi: Së shpejti fillojmë me punë në Tearcë dhe Odër! appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.