Nis peticioni për vendosjen e prangave elektronikë ndaj dhunuesve
Kryetarja e Partisë Liberal-Demokratike (LDP), Marija Zajkova, ka njoftuar nisjen e një peticioni për vendosjen e byzylykëve elektronikë për gjurmimin e personave që ushtrojnë dhunë. Sipas Zajkovës, iniciativa vjen pas kërkesave të qytetarë...
Kryetarja e Partisë Liberal-Demokratike (LDP), Marija Zajkova, ka njoftuar nisjen e një peticioni për vendosjen e byzylykëve elektronikë për gjurmimin e personave që ushtrojnë dhunë.
Sipas Zajkovës, iniciativa vjen pas kërkesave të qytetarëve dhe synon vendosjen e një mase shtesë kontrolli ndaj kryerësve të dhunës.
Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve që ta mbështesin nismën dhe ta nënshkruajnë peticionin.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.