Nis regjistrimi për vaksinimin falas kundër gripit, ja kush përfiton dhe si të aplikoni
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se qytetarët që u përkasin grupeve të rrezikuara mund të regjistrohen për vaksinim falas kundër gripit sezonal, përmes platformës elektronike vakcinacija.mk. Pas plotësimit të formularit, aplikuesit regj...
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se qytetarët që u përkasin grupeve të rrezikuara mund të regjistrohen për vaksinim falas kundër gripit sezonal, përmes platformës elektronike vakcinacija.mk.
Pas plotësimit të formularit, aplikuesit regjistrohen automatikisht në sistemin “Termini im”, ndërsa përmes një mesazhi SMS do të njoftohen për datën, orën dhe vendin e vaksinimit, sipas pikës që kanë zgjedhur gjatë regjistrimit.
Vaksinimi falas është i dedikuar për këto kategori:
Personat mbi 65 vjeç;
Personat me sëmundje kronike;
Punonjësit shëndetësorë;
Gratë shtatzëna;
Fëmijët nga 6 muaj deri në 5 vjeç.
Nga Ministria theksojnë se vaksinimi është masa më efektive për parandalimin e gripit sezonal dhe uljen e rrezikut nga format e rënda të sëmundjes, komplikimet dhe pasojat fatale, veçanërisht te grupet më të ndjeshme.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.