Nis takimi mes Kurtit e Abdixhikut

Kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, kanë nisur takimin e radhës. Takimi është duke u mbajtur tash në ambientet e Kuvendit. Kurti para mediave ka thënë se të dyja palët e kanë vullnetin e ...

gusht 31, 2026 - 13:30
Nis takimi mes Kurtit e Abdixhikut

Kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, kanë nisur takimin e radhës.

Takimi është duke u mbajtur tash në ambientet e Kuvendit.

Kurti para mediave ka thënë se të dyja palët e kanë vullnetin e mirë dhe mundësitë reale për arritjen e pajtueshmërisë për çështjen e presidentit.

“E kemi vullnetin e mirë, i kemi mundësitë reale. Tash po ecim përpara siç po e shihni dhe urojmë të mbërrijmë në një marrëveshje”, ka thënë ai.

Të shtunën është mbajtur takimi i fundit mes Kurtit e Abdixhikut.

Në takim ka qenë e pranishme edhe ish-presidentja Vjosa Osmani që në zgjedhjet e fundit garoi në listën e LDK-së.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.