Nis viti i ri akademik, rreth 53.500 studentë në universitete
Në universitetet e Maqedonisë së Veriut sot nis viti i ri akademik 2026/2027, me organizimin e orës së parë akademike. Në vend funksionojnë rreth 20 universitete, ndërsa në studimet universitare janë rreth 53.500 studentë. Prej tyre, 46.925...
Në universitetet e Maqedonisë së Veriut sot nis viti i ri akademik 2026/2027, me organizimin e orës së parë akademike.
Në vend funksionojnë rreth 20 universitete, ndërsa në studimet universitare janë rreth 53.500 studentë. Prej tyre, 46.925 janë studentë të rregullt, rreth 6.600 me korrespondencë, ndërsa rreth 13.800 janë studentë të rinj, që regjistrohen për herë të parë në vitin e parë.
Në Universiteti Shën Kirili dhe Metodi në Shkup, ora e parë akademike do të mbahet në orën 10:00 në platotë e universitetit, me program ceremonial, fjalime zyrtare, aktivitete kulturore dhe informuese.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.