Një ditë para seancës së Kuvendit, Hamza i shkon në zyrë Kurtit

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, është parë duke dalë nga ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, pas një takimi me kryeministrin Albin Kurti. Siç raporton Dukagjini, Kurti gjatë ditës ka zhvilluar takime edhe me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku....

shtator 27, 2026 - 20:30
Një ditë para seancës së Kuvendit, Hamza i shkon në zyrë Kurtit

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, është parë duke dalë nga ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, pas një takimi me kryeministrin Albin Kurti.

Siç raporton Dukagjini, Kurti gjatë ditës ka zhvilluar takime edhe me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Deri më tani, nuk ka detaje zyrtare rreth takimeve të zhvilluara.

Ali Ahmeti: Ata që luftuan për lirinë e Kosovës nuk mund të gjykohen mbi akuza të ndërtuara nga Beogradi e…

Kujtojmë se PDK-ja ka proceduar në Kuvend edhe kërkesën për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës. Ende nuk dihet nëse kjo çështje do të përfshihet në rendin e ditës së seancës së nesërme.

Seanca e Kuvendit zhvillohet pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka konstatuar se Kuvendi është konstituuar me vonesë, ndërsa ka vlerësuar se Qeveria e Kosovës është zgjedhur në përputhje me Kushtetutën.

Në të njëjtin vendim, Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar se 6 tetori është afati i fundit për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.