Një ditë pas dënimit të Rexhep Selimit, bashkëshortja e tij vjen me mesazh të fuqishëm
Shqipe Mehmeti-Selimi, bashkëshortja e ish-kreut të UÇK-së, Rexhep Selimi, ka reaguar për herë të parë pas dënimit të tij me 13 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Një ditë pas shpalljes së aktgjykimit, Mehmeti-Selimi...
Shqipe Mehmeti-Selimi, bashkëshortja e ish-kreut të UÇK-së, Rexhep Selimi, ka reaguar për herë të parë pas dënimit të tij me 13 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Një ditë pas shpalljes së aktgjykimit, Mehmeti-Selimi ka reaguar përmes një fotografie të publikuar në Facebook.
Në fotografi shihen djali dhe vajza e saj, teksa së bashku mbajnë flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Krahas fotografisë, ajo ka shkruar një mesazh të shkurtër:
“Nën hijen e këtij flamuri, gjithmonë krenarë, gjithmonë të fortë!”, shkroi ajo.
https://www.facebook.com/shqipe.mehmetiselimi/posts/1450413300353965?ref=embed_post
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.