Një grua nxirret gjallë nga rrënojat 36 orë pas tërmetit në Kolumbi

Një grua 32-vjeçare, e cila kishte mbetur e bllokuar nën rrënoja për 36 orë pas tërmetit me magnitudë 7.4 ballë që tronditi Kolumbinë perëndimore, është nxjerrë e gjallë. Daniela Largo u nxor nga poshtë një ndërtese të shembur në qytetin e...

gusht 12, 2026 - 17:00
Një grua nxirret gjallë nga rrënojat 36 orë pas tërmetit në Kolumbi
nje-grua-nxirret-gjalle-nga-rrenojat-36-ore-pas-termetit-ne-kolumbi

nje-grua-nxirret-gjalle-nga-rrenojat-36-ore-pas-termetit-ne-kolumbi

Një grua 32-vjeçare, e cila kishte mbetur e bllokuar nën rrënoja për 36 orë pas tërmetit me magnitudë 7.4 ballë që tronditi Kolumbinë perëndimore, është nxjerrë e gjallë.

Daniela Largo u nxor nga poshtë një ndërtese të shembur në qytetin e Pereiras pas një operacioni shpëtimi 10-orësh.

Zjarrfikësit më në fund arritën ta gjenin atë nëpërmjet një tuneli që gërmuan poshtë katër pllakave të betonit nën të cilat ajo ishte varrosur.

Të paktën 250 persona kanë vdekur në tërmet, sipas shifrave zyrtare, dhe qindra të tjerë mbeten të zhdukur, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Në Pereira, një qytet në rajonin e kultivimit të kafesë në Kolumbi, 79 persona janë konfirmuar të kenë vdekur, numri i dytë më i lartë pas Calit, ku 95 janë të vdekur, sipas shifrave nga Shoqata e Kryeqyteteve Kolumbiane (Asocapitales).

Nëna e Largos i tha agjencisë së lajmeve AFP se një banor vendas kishte dëgjuar vajzën e saj të thërriste për ndihmë nga poshtë rrënojave.

Sapo punonjësit e emergjencës mbërritën në vendngjarje, ata arritën ta gjenin Largon me ndihmën e një kamere të vogël.

Megjithatë, shpëtimi i saj u ndërlikua nga fakti se katër pllaka të rënda betoni po bllokonin rrugën.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.