Një milion euro të fshehura në dyshemenë e minibusit, pronari pretendon paratë – por përfundon në paraburgim

Një shtetas gjerman ka pranuar se është pronar i një milion eurove të sekuestruara në shkurt të këtij viti në pikën kufitare të Merdares, mes Serbisë dhe Kosovës. Megjithatë, ai nuk arriti të dëshmojë prejardhjen e parave, ndaj ndaj tij ësh...

tetor 24, 2026 - 17:01
Një milion euro të fshehura në dyshemenë e minibusit, pronari pretendon paratë – por përfundon në paraburgim

Një shtetas gjerman ka pranuar se është pronar i një milion eurove të sekuestruara në shkurt të këtij viti në pikën kufitare të Merdares, mes Serbisë dhe Kosovës. Megjithatë, ai nuk arriti të dëshmojë prejardhjen e parave, ndaj ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit.
Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari u paraqit më 23 tetor në Prokurorinë Speciale, ku pranoi se paratë i përkisnin atij, por nuk dëshmoi burimin e tyre dhe as lidhjen me personat që i transportonin.
Rasti daton nga 24 shkurti 2026, kur në pikën kufitare të Merdares u ndalua një minibus me targa shqiptare, që udhëtonte nga Serbia drejt Kosovës. Zyrtarët doganorë dyshuan pasi automjeti ishte pa pasagjerë.
Gjatë kontrollit u zbulua një hapësirë e ndërtuar posaçërisht në dyshemenë e minibusit, ku një milion euro ishin fshehur në 18 paketime. Në atë kohë u arrestuan tre të dyshuar, mes tyre edhe një polic nga Tirana, i cili u suspendua nga detyra.
Hetimet vazhdojnë për të përcaktuar prejardhjen e parave dhe rolin e personave të përfshirë, nën dyshimet për pastrim parash.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.