Një muaj nga aktgjykimi në Hagë, Çitaku: Do të jemi pranë çlirimtarëve deri në kthimin e tyre

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar në njëmujorin e aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Përmes një pos...

tetor 16, 2026 - 14:30
Një muaj nga aktgjykimi në Hagë, Çitaku: Do të jemi pranë çlirimtarëve deri në kthimin e tyre
vlora-citaku-pas-deklaratave-te-konjufces:-nuk-ka-pune-te-turpshme,-turp-eshte-percmimi-ndaj-njerezve-qe-punojne-ndershem

vlora-citaku-pas-deklaratave-te-konjufces:-nuk-ka-pune-te-turpshme,-turp-eshte-percmimi-ndaj-njerezve-qe-punojne-ndershem

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar në njëmujorin e aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Përmes një postimi, Çitaku e ka cilësuar aktgjykimin si të padrejtë, duke thënë se ky muaj ka qenë i rëndë për të akuzuarit, familjet e tyre dhe të gjithë ata që besojnë në drejtësinë e luftës së Kosovës për liri.

Ajo ka rikujtuar protestat e qytetarëve, të cilët, sipas saj, për 21 ditë me radhë ngritën zërin kundër këtij aktgjykimi.

“Për 21 ditë me radhë, qytetarët ngritën zërin kundër kësaj padrejtësie. Në sheshe na bashkoi bindja se njerëzit që i qëndruan Kosovës në ditët e saj më të vështira meritojnë që Kosova t’u qëndrojë pranë sot”, ka shkruar Çitaku.

Ajo ka vlerësuar se zhvillimet në Hagë e kanë rikthyer Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në qendër të vetëdijes kombëtare.

Çitaku ka bërë të ditur se janë ndërmarrë hapa konkretë për mbështetjen e mbrojtjes së të akuzuarve në procedurën e apelit, si dhe nisma për mbrojtjen e UÇK-së dhe çlirimtarëve.

“Nëse dikush ende nuk e ka kuptuar, qëndrimi ynë është kristal i qartë: çlirimtarët tanë nuk do t’i lëmë vetëm. Në asnjë ditë. Në asnjë betejë”, ka theksuar ajo.

Në fund, sekretarja e Përgjithshme e PDK-së ka thënë se do të vazhdojnë të qëndrojnë pranë tyre deri në kthimin e tyre të lirë në Kosovë.

“Do të jemi pranë tyre, deri në kthimin e tyre të lirë mes nesh – në Atdhe!”, ka përfunduar Çitaku.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.