Njoftim me rëndësi për prindërit, ja nga cili muaj fillon rritja e shtesave për fëmijë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë ka bërë të ditur se shtesat për fëmijë do të rriten gradualisht në katër faza, me synimin që deri në janar të vitit 2030 të dyfishohen, në përputhje me zotimin e dhënë gjatë manda...

Nëntor 2, 2026 - 17:30
Njoftim me rëndësi për prindërit, ja nga cili muaj fillon rritja e shtesave për fëmijë
rasti-ne-pediatri,-komf-ngre-alarm-per-kushtet-ne-sherbimet-shendetesore-per-femijet

rasti-ne-pediatri,-komf-ngre-alarm-per-kushtet-ne-sherbimet-shendetesore-per-femijet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë ka bërë të ditur se shtesat për fëmijë do të rriten gradualisht në katër faza, me synimin që deri në janar të vitit 2030 të dyfishohen, në përputhje me zotimin e dhënë gjatë mandatit.

Kurti ka bërë të ditur se rritja e parë prej 25 për qind do të hyjë në fuqi më 1 janar 2027, ndërsa rritjet e tjera do të realizohen në fillim të viteve 2028, 2029 dhe 2030.

“Në linjë me premtimin tonë për dyfishim të shtesave për fëmijët përgjatë mandatit, kemi paraparë dhe buxhetuar rritjen graduale të shtesave në katër faza, me nga 25% çdo vit mbi shumën aktuale. Pra, nga 1 janari 2027, shtesat për fëmijë rriten 25%, pastaj edhe më 1 janar të vitit 2028 përsëri 25%, në janar 2029 përsëri 25% dhe në janar 2030 kompletohet rritja graduale, duke rezultuar në dyfishimin e shtesave për fëmijë brenda mandatit”, ka deklaruar Kurti.

Shefi i ekzekutivit ka dhënë edhe shembuj konkretë se sa do të përfitojnë familjet nga rritja e parë e shtesave, e cila nis në janar të vitit të ardhshëm.

“Me fjalë të tjera, një familje që ka dy fëmijë dhe tash i merr 60 euro, nga janari do t’i marrë 75 euro. Kurse, një familje që ka katër fëmijë dhe tash merr 180 euro, nga janari do t’i marrë 225 euro. Dhe kjo rritje do të vazhdojë secilin vit deri në dyfishimin e shtesave për fëmijë brenda këtij mandati, ashtu sikurse që jemi zotuar para jush”, ka thënë Kurti. Në të njëjtën mbledhje, Kurti ka folur edhe për çështjen e katër ish-udhëheqësve të UÇK-së, duke përmendur ndarjen buxhetore. “Të katër ish-udhëheqësit e UÇK-së dhe të trupit gjykues të Kosovës, sipas kërkesës së parashtruar nga ekipet mbrojtëse. Sigurisht që për pjesën tjetër të angazhimit dhe mbështetjes, e presim edhe strategjinë nga grupi punues, i cili kryesohet nga zëvendëskryeministri Glauk Konjufca”, ka deklaruar kryeministri Kurti.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.