Nuk dërguan ambulancën për një të lënduar, kallëzim penal ndaj dy punonjësve të Urgjencës në Tetovë

Policia e Tetovës ka ngritur kallëzim penal ndaj dy punonjësve të Ndihmës së Shpejtë në Tetovë, të moshës 35 dhe 51 vjeç, nën dyshimin për mosdhënie të ndihmës mjekësore. Sipas MPB-së, më 29 qershor 2026, punonjësja I.V. kishte pranuar një ...

tetor 22, 2026 - 19:01
Nuk dërguan ambulancën për një të lënduar, kallëzim penal ndaj dy punonjësve të Urgjencës në Tetovë

Policia e Tetovës ka ngritur kallëzim penal ndaj dy punonjësve të Ndihmës së Shpejtë në Tetovë, të moshës 35 dhe 51 vjeç, nën dyshimin për mosdhënie të ndihmës mjekësore.

Sipas MPB-së, më 29 qershor 2026, punonjësja I.V. kishte pranuar një telefonatë për një person të lënduar në fshatin Dobrosht, por nuk kishte dërguar ekip mjekësor në vendngjarje.

Për rastin ishte njoftuar edhe përgjegjësi I.M., ndaj të cilit gjithashtu është ngritur kallëzim penal për veprën “mosdhënie e ndihmës mjekësore”.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.