“Nuk do kemi vjeshtë fare”, meteorologia shqiptare: Nxehtë edhe në shtator

Edhe shtatori në Shqipëri do të mbizotërohet nga temperatura të larta verore. Kështu ka thënë meteorologia Tanja Porja, e cila foli për kushtet atmosferike të ditëve në vijim. Sipas saj, temperaturat do të freskohen sadopak pas 20 shtatorit...

gusht 22, 2026 - 21:30
“Nuk do kemi vjeshtë fare”, meteorologia shqiptare: Nxehtë edhe në shtator

Edhe shtatori në Shqipëri do të mbizotërohet nga temperatura të larta verore.

Kështu ka thënë meteorologia Tanja Porja, e cila foli për kushtet atmosferike të ditëve në vijim.

Sipas saj, temperaturat do të freskohen sadopak pas 20 shtatorit.

“Deri në fund të gushtit priten temperatura të larta edhe pse do kemi vlera 36 grade Celcius, janë temperatura shumë të larta duke qenë se ne presim ardhjen e vjeshtës.

Kurse java e parë e shtatorit parashikohet të sjellë temperatura 34-35 grade ceclius, janë 5-6 gradë më të larta për stinën e vjeshtës.

“Vjeshta nuk futet fare si vjeshtë por do duket 15 ditët e para të shtatorit njësoj si verë, optimale për plazh. Temperaturat pritet të freskohen sadopak gjatë 15 ditëshit të dytë të shtatorit”, tha Porja.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.