“Nuk doja më të jetoja”, influencerja Doresa rrëfen katër vitet e bullizmit nga vajzat shqiptare
Influencerja shqiptare që jeton në Gjermani, Doresa, ka rrëfyer përvojën e rëndë të bullizmit, duke treguar se për katër vite ishte viktimë e një grupi vajzash shqiptare. Ajo publikoi një video në rrjetet sociale, ku tregoi se bullizmi kish...


Influencerja shqiptare që jeton në Gjermani, Doresa, ka rrëfyer përvojën e rëndë të bullizmit, duke treguar se për katër vite ishte viktimë e një grupi vajzash shqiptare.
Ajo publikoi një video në rrjetet sociale, ku tregoi se bullizmi kishte ndikuar rëndë në jetën e saj, deri në pikën kur nuk dëshironte më të jetonte.
Doresa tha se sot ndihet më e fortë dhe dëshiron ta përdorë ndikimin e saj për të mbështetur personat që përballen me bullizëm.
Ajo u bëri thirrje viktimave të mos heshtin dhe të mos lejojnë që të tjerët t’ua cenojnë vetëbesimin dhe dinjitetin.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.