Nuk iu bind policisë dhe refuzoi të identifikohej, ndalohet 52-vjeçari në Tetovë

Një 52-vjeçar nga Tetova është ndaluar nga policia pasi ka refuzuar të identifikohet dhe nuk u është bindur urdhrave të zyrtarëve policorë. Sipas SPB Tetovë, ngjarja ka ndodhur më 17 tetor, rreth orës 23:40, gjatë një kontrolli në një ob...

tetor 18, 2026 - 17:00
Nuk iu bind policisë dhe refuzoi të identifikohej, ndalohet 52-vjeçari në Tetovë

Një 52-vjeçar nga Tetova është ndaluar nga policia pasi ka refuzuar të identifikohet dhe nuk u është bindur urdhrave të zyrtarëve policorë.

Sipas SPB Tetovë, ngjarja ka ndodhur më 17 tetor, rreth orës 23:40, gjatë një kontrolli në një objekt në rrugën „Ilindenska“ në Tetovë.

Personi, i identifikuar me inicialet Xh.S., nuk ka pasur dokumente personale dhe, sipas policisë, është sjellë në mënyrë agresive gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare.

Ai është dërguar në Stacionin Policor të Tetovës për procedurë të mëtejshme.

Flaka

The post Nuk iu bind policisë dhe refuzoi të identifikohej, ndalohet 52-vjeçari në Tetovë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.