Nuk mund t’i mbajë lotët nga mërzia, Stresi jep lajmin më të hidhur të jetës së tij – s’po mund ta përballojë këtë gjendje
Reperi i njohur shqiptar, Stresi, ka befasuar fansat me një njoftim të fundit, duke bërë të ditur se pas publikimit të disa këngëve të reja do të marrë një pauzë nga muzika. Artisti ka zgjedhur Instagramin për t’ua komunikuar këtë vendim nd...


Reperi i njohur shqiptar, Stresi, ka befasuar fansat me një njoftim të fundit, duke bërë të ditur se pas publikimit të disa këngëve të reja do të marrë një pauzë nga muzika.
Artisti ka zgjedhur Instagramin për t’ua komunikuar këtë vendim ndjekësve të tij, duke treguar se disa prej projekteve të tij muzikore kanë mbetur të bllokuara për arsye teknike.
Sipas njoftimit të tij, këngët do të publikohen sonte në orën 19:00, ndërsa pas këtij publikimi ai do të tërhiqet për një periudhë nga angazhimet muzikore.
Stresi ka sqaruar se kjo pauzë nuk vjen për shkak të mungesës së ideve apo dëshirës për të bërë muzikë, por për shkak se aktualisht dëshiron t’i kushtojë më shumë kohë dhe energji disa projekteve të tjera profesionale.
“Pas këtyre publikimeve do të marr një pauzë nga muzika për një periudhë. Jo sepse kam mbaruar së thëni atë që kam për të thënë, por sepse kam disa projekte të tjera profesionale ku dua të përqendrohem dhe t’u jap gjithë energjinë time”, ka shkruar ai.
Në mesazhin e tij, reperi ka reflektuar edhe mbi rrugëtimin e gjatë artistik, duke kujtuar vështirësitë, sukseset dhe njerëzit që kanë qenë pjesë e jetës së tij gjatë kësaj periudhe.
Stresi ka falënderuar publikisht fansat e tij, kolegët dhe madje edhe kritikët, duke vlerësuar secilin që ka qenë pjesë e rrugëtimit të tij muzikor.
“Kam kaluar shumë gjëra në këtë rrugë. Kam rënë, jam ngritur, kam humbur njerëz, kam fituar njerëz, por një gjë nuk ka ndryshuar kurrë: respekti dhe dashnia për ata që më kanë qëndruar pranë”, ka deklaruar reperi.
Megjithatë, Stresi ka bërë të qartë se kjo pauzë nuk nënkupton një largim përfundimtar nga muzika.
Ai ka lënë të hapur mundësinë e rikthimit, duke u premtuar fansave se do të rikthehet sërish kur të jetë gati dhe se edhe atëherë do të ketë shumë për të thënë.
“Kjo nuk është lamtumirë. Thjesht po marr pak kohë për të ndërtuar diçka tjetër. Do të shihemi shumë shpejt. Dhe kur të kthehem, do të kem akoma më shumë për t’ju thënë”, ka përfunduar Stresi.
Tashmë mbetet të shihet se cilat janë projektet e reja profesionale ku do të përqendrohet reperi dhe sa do të zgjasë kjo pauzë nga muzika. Ndërkohë, fansat e tij pritet t’i presin me interes këngët që do të publikohen sonte./ORAinfo/

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.