Nxënësja s’u lejua të hyjë në shkollë për shkak të veshjes kombëtare, Haradinaj: Veprime të tilla duhet urgjentisht të sanksionohen
Daut Haradinaj nga AAK ka shkruar për rastin që një nxënëse nuk u lejua të hynte në klasë. Arsye ishte veshja e vajzës me rroba me motive kombëtare për festën e 28 nëntorit, të cilat i konsideroi të papërshtatshme një mësues. Haradinaj ka thënë se ky rast nuk duhet të kalojë në heshtje, dhe se
Daut Haradinaj nga AAK ka shkruar për rastin që një nxënëse nuk u lejua të hynte në klasë. Arsye ishte veshja e vajzës me rroba me motive kombëtare për festën e 28 nëntorit, të cilat i konsideroi të papërshtatshme një mësues.
Haradinaj ka thënë se ky rast nuk duhet të kalojë në heshtje, dhe se veprime të tilla duhet urgjentisht të sanksionohen.
Postimi i plotë:
Largimi nga ora e nxënëses me simbole kombëtare nuk duhet të kalojë në heshtje. Ngjyrat kuq e zi paraqesin ngjyrën e sakrificës shekullore të shqiptarëve për liri dhe pavarësi, prandaj veprime të tilla duhet urgjentisht të sanksionohen. E sa për arsyet fetare, vetëm sot pashë dhjetëra xhamia me flamuj kombëtar.