Obama pas fitores së demokratëve: Të përveshim mëngët dhe të parandalojmë dëme të mëtejshme
Ish-presidenti amerikan Barack Obama ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve afatmesme në SHBA, duke u bërë thirrje demokratëve që ta shfrytëzojnë këtë rezultat për të sjellë ndryshime dhe për të hedhur themelet për të ardhmen. Në një dekl...
Ish-presidenti amerikan Barack Obama ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve afatmesme në SHBA, duke u bërë thirrje demokratëve që ta shfrytëzojnë këtë rezultat për të sjellë ndryshime dhe për të hedhur themelet për të ardhmen.
Në një deklaratë të publikuar në rrjetin social X, Obama përshëndeti fitoren e demokratëve, të cilët pritet të marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve. Ai theksoi se rezultatet e zgjedhjeve përcollën një mesazh të qartë nga qytetarët amerikanë: dëshirën për një politikë që bashkon njerëzit dhe jo që i përçan, si dhe për drejtues që ofrojnë zgjidhje konkrete për sfidat e vendit.
“Këto rezultate u bënë të mundura vetëm sepse kandidatë të jashtëzakonshëm dolën përpara në çdo rajon të vendit, përfshirë edhe zona që dikur konsideroheshin të vështira për t’u fituar”, u shpreh Obama.
Ai vlerësoi kandidatët për prejardhjet dhe bindjet e ndryshme politike, duke theksuar se ata u bashkuan nga vlerat e përbashkëta, besimi te shërbimi publik dhe angazhimi për të vendosur në plan të parë interesat e qytetarëve që përfaqësojnë.
Obama falënderoi gjithashtu mijëra zyrtarë dhe vullnetarë të zgjedhjeve nga të dyja partitë, të cilët kontribuuan në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
Duke iu referuar së ardhmes, ish-presidenti amerikan kujtoi se administrata e Donald Trump ka ende dy vite në detyrë dhe se demokratët duhet të përqendrohen te mundësitë që kanë për të vepruar.
“Ndërsa kjo administratë ka edhe dy vite në detyrë, detyra jonë tani është të përveshim mëngët, të bëjmë ndryshime kudo që kemi fuqinë për ta bërë këtë, të parandalojmë dëme të mëtejshme dhe të hedhim themelet për të ardhmen”, deklaroi Obama.
Ndërkohë, presidenti Donald Trump reagoi pas rezultateve të zgjedhjeve, duke pretenduar se republikanët do të kishin fituar me diferencë të madhe nëse ai do të ishte kandidat në fletën e votimit.
“Unë nuk isha në fletën e votimit dhe, nëse do të isha, do të kishim fituar me një rezultat dërrmues! Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social.
The post Obama pas fitores së demokratëve: Të përveshim mëngët dhe të parandalojmë dëme të mëtejshme appeared first on InfoShqip.com.
Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.