Obiliq: Babai raporton në polici se u sulmua fizikisht nga dy djemtë e tij të mitur

Një person është sulmuar fizikisht nga dy djemtë e tij të mitur, pas një mosmarrëveshjeje mes tyre. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 25 gusht, rreth orës 02:00, në Obiliq. Policia ka bërë të ditur se viktima, mashk...

gusht 26, 2026 - 13:30
Obiliq: Babai raporton në polici se u sulmua fizikisht nga dy djemtë e tij të mitur

Një person është sulmuar fizikisht nga dy djemtë e tij të mitur, pas një mosmarrëveshjeje mes tyre.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 25 gusht, rreth orës 02:00, në Obiliq.

Policia ka bërë të ditur se viktima, mashkull kosovar, dyshohet se është sulmuar fizikisht nga dy djemtë e tij të mitur.

Me vendim të prokurorit, rasti është proceduar në procedurë të rregullt.

“Obiliq / 25.08.2026 – 02:00. Dyshohet se vktima m/k pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga dy djemtë e tij të mitur m/k. Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.