Obligim ligjor për pajisje dimërore dhe paralajmërim për vozitësit
Që nga 15 nëntori 2025, ka hyrë në fuqi detyrimi ligjor për posedim të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht kushteve aktuale të motit. Ky obligim do të vlejë deri më The post Obligim ligjor për pajisje dimërore dhe paralajmërim për vozitësit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Që nga 15 nëntori 2025, ka hyrë në fuqi detyrimi ligjor për posedim të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht kushteve aktuale të motit. Ky obligim do të vlejë deri më 15 mars 2026.
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare nuk raportohet për pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM paralajmëron drejtuesit e automjeteve të adaptojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalizimin rrugor dhe të tregojnë kujdes të shtuar në segmentet e rrugës që kalojnë nëpër lugina, ultësira dhe gryka, ku ekziston rreziku i rrëshqitjes së dheut.
Veçanërisht duhet të jenë të kujdesshëm në:
- Katllanovë – Veles
- Mavrovë – Dibër – Strugë
- Vinicë – Berovë
- Koçan – Dellçevë
The post Obligim ligjor për pajisje dimërore dhe paralajmërim për vozitësit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .