Obstruksione me Marshin protestues në Shkup – Kush po dezinformon opinionin?
Zëdhënësi i Këshillit Organizativ të Marshit Protestues, Fexhri Asipi, ka reaguar ndaj pretendimeve se Granit Osmani, drejtor i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve dhe ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, ka bërë thirrje për bojkotimin ...
Zëdhënësi i Këshillit Organizativ të Marshit Protestues, Fexhri Asipi, ka reaguar ndaj pretendimeve se Granit Osmani, drejtor i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve dhe ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, ka bërë thirrje për bojkotimin e marshit protestues në mbështetje të krerëve të UÇK-së.
Asipi thotë se Osmani nuk ka dhënë arsye për thirrjen e pretenduar për bojkot, ndërsa ngre pyetje nëse pas saj qëndrojnë drejtori i PR-it, Ilija Dimovski, dhe VMRO-DPMNE-ja.
“A erdhi urdhri për bojkot nga shefi i PR-it, Ilija Dimovski, dhe nga VMRO-ja e Mickoskit, partia amë politike e VLEN-it?”, ka shkruar Asipi.
Ai më tej e ka ironizuar qëndrimin e pretenduar të Osmanit, duke thënë se “UÇK-ja ndjehet, nuk shitet”.
“UÇK-ja jetohet përgjithmonë, jo me sezone! Edhe UÇK, edhe frikë nga Stoilkoviqi (kur e pati përzënë nga zyrat) nuk shkon!”, ka deklaruar Asipi.
Në fund, zëdhënësi i Këshillit Organizativ ka përdorur tone të ashpra ndaj Osmanit:
“Marre! Rezil! Legen! O JE ME UÇK O ME SERBI!”
Marshi protestues në mbështetje të krerëve të UÇK-së është paralajmëruar të mbahet nesër në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup. Gazeta Flaka
The post Obstruksione me Marshin protestues në Shkup – Kush po dezinformon opinionin? appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.