“OKEJ” – “Unë të dua…” – Disa prej pankartave që ranë në sy në ditën e 6-të të protestës
Në ditën e gjashtë të protestës, sërish mijëra qytetarë kanë zbarkuar në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë për të kundërshtuar aktgjykimin dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Në mesin e shumë qytetarëve që kanë mbajtur flamuj në duar, gjitha...


Në ditën e gjashtë të protestës, sërish mijëra qytetarë kanë zbarkuar në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë për të kundërshtuar aktgjykimin dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Në mesin e shumë qytetarëve që kanë mbajtur flamuj në duar, gjithashtu disa prej tyre kanë mbajtur edhe pankarta që kanë bartur mesazhe të veçanta.
Një prej tyre ka qenë edhe ajo me mbishkrimin “Okej”, që i referohet ish-presidentit, Hashim Thaçi, në ditën kur trupi gjykues në Hagë shqiptoi dënimin ndaj tij me 25 vjet burgim.
Poashtu, ka pasur edhe disa pankarta të tjera që janë parë në duart e qytetarëve, të cilët edhe një herë kanë shprehur mbështetjen e fuqishme ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.