“Ora e Pritjes” nis në Prishtinë, numërimi mbrapsht drejt vendimit për krerët e UÇK-së në Hagë
Në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë është shtypur butoni i numërimit mbrapsht, në kuadër të aktivitetit “Ora e Pritjes” të platformës “Liria ka Emër”. Besiana Musmurati, Altin Krasniqi, Aris Selimi, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha shtypën...


Në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë është shtypur butoni i numërimit mbrapsht, në kuadër të aktivitetit “Ora e Pritjes” të platformës “Liria ka Emër”.
Besiana Musmurati, Altin Krasniqi, Aris Selimi, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha shtypën butonin, duke nisur numërimin e 25 ditëve deri më 16 shtator, datë kur pritet vendimi përfundimtar për ish-krerët e UÇK-së në Hagë.
“Nga ky moment, Kosova do të presë që bijtë e saj më të shtrenjtë të kthehen në tokën e vet”, u tha në këtë aktivitet.

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.