“Ora e Pritjes” vendoset edhe në Suharekë, nis numërimi mbrapsht drejt 16 shtatorit

Platforma qytetare “Liria Ka Emër” ka vendosur edhe në Suharekë “Orën e Pritjes”, e cila ka nisur numërimin mbrapsht drejt 16 shtatorit, në pritje të drejtësisë dhe lirisë për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi ...

shtator 4, 2026 - 00:00
“Ora e Pritjes” vendoset edhe në Suharekë, nis numërimi mbrapsht drejt 16 shtatorit

Platforma qytetare “Liria Ka Emër” ka vendosur edhe në Suharekë “Orën e Pritjes”, e cila ka nisur numërimin mbrapsht drejt 16 shtatorit, në pritje të drejtësisë dhe lirisë për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Në aktivitet morën pjesë përfaqësuesja e “Liria Ka Emër”, Eliza Hoxha, kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, përfaqësues politikë, aktivistë dhe qytetarë.

“Në aktivitet morën pjesë Eliza Hoxha nga “Liria Ka Emër”, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, përfaqësues politikë, aktivistë dhe qytetarë të shumtë.

Pas nisjes së “Orës së Pritjes”, në Suharekë u shpalos edhe baneri gjigant me mesazhin:

“Në emër të popullit, shpalleni TË PAFAJSHËM!”

Nga Suhareka u përcoll edhe një herë mesazhi se Kosova po pret drejtësi, liri dhe kthimin në atdhe të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Aktivitetet e “Liria Ka Emër” vazhdojnë drejt Marshit për Liri, që do të mbahet më 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku qytetarët ftohen të bashkohen në mbështetje të çlirimtarëve dhe luftës së drejtë të UÇK-së”, thuhet në njoftim.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.