Orbani tashmë humbës shkon te Dodiki, dy “jaranat” e Vuçiqit çka po ziejnë pranë oxhakut?

Ish-kryeministri i shkarkuar hungarez, Viktor Orbán, pasi u pa në Paris duke dalë nga një hotel me familjen e tij ku kishte shkuar për të kaluar fundjavën, dje ka fluturuar drejt Bosnjë e Hercegovinës, ku ka zhvilluar një shoqërim joformal ...

tetor 31, 2026 - 13:00
Orbani tashmë humbës shkon te Dodiki, dy “jaranat” e Vuçiqit çka po ziejnë pranë oxhakut?

Ish-kryeministri i shkarkuar hungarez, Viktor Orbán, pasi u pa në Paris duke dalë nga një hotel me familjen e tij ku kishte shkuar për të kaluar fundjavën, dje ka fluturuar drejt Bosnjë e Hercegovinës, ku ka zhvilluar një shoqërim joformal me Milorad Dodikun, raportojnë mediat në rajon.

Sipas asaj që ka publikuar vetë Dodik, miqësia e tij me Orbánin është e përhershme dhe e sinqertë, ndërsa me miq të tillë atmosfera është gjithmonë e gëzuar dhe e këndshme. Nga pamjet me video të shpërndara shihet se ata kanë pasur një ngjarje speciale — shoqërim dhe festim rreth një zjarri të ndezur. (INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.