Orët e fundit vendosin gjithçka! Ylli i Milanit mes San Siros dhe Lyonit
Youssouf Fofana mund të rikthehet në Ligue 1, por transferimi nga Milani te Lyon ka hasur pengesa në orët e fundit. Milani nuk pritet të bëjë afrime të reja në ditën e fundit të merkatos, por situata mund të jetë ndryshe sa i përket largime...


Youssouf Fofana mund të rikthehet në Ligue 1, por transferimi nga Milani te Lyon ka hasur pengesa në orët e fundit.
Milani nuk pritet të bëjë afrime të reja në ditën e fundit të merkatos, por situata mund të jetë ndryshe sa i përket largimeve. Pas interesimit të Sassuolos për Warren Bondon, edhe Youssouf Fofana mund të jetë në qendër të zhvillimeve.
Lyon ka dalë përpara për të siguruar shërbimet e mesfushorit francez, i cili do të kishte mundësinë të rikthehej në Ligue 1 dhe të punonte sërish me trajnerin Paulo Fonseca. Fofana ka punuar me teknikun portugez gjatë sezonit 2024/25 te Milani, përcjell ORAinfo.
Të hënën u raportua se negociatat mes Milanit dhe Lyonit po avanconin me shpejtësi dhe se marrëveshja ishte pranë finalizimit. Megjithatë, sipas gazetarit të njohur italian Gianluca Di Marzio, në bisedimet mes dy klubeve kanë dalë disa pengesa.
Marrëveshja nuk është ende e finalizuar, ndërsa të dyja palët vijojnë kontaktet intensive për të gjetur një zgjidhje dhe për të kapërcyer problemet e shfaqura gjatë negociatave.
Koha është gjithashtu një faktor i rëndësishëm, pasi merkatoja e transferimeve mbyllet në orën 20:00 CEST. Për këtë arsye, Milani dhe Lyon duhet të arrijnë një marrëveshje brenda pak orësh nëse duan që transferimi të realizohet.
Nëse operacioni përfundon me sukses, Fofana do të rikthehej në Ligue 1, kampionat ku u afirmua me fanellën e Monacos. /ORAinfo/
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.