“Organizatat e dalura nga lufta thërrasin protestë në Shkup: Kërkohet lirimi i ish-krerëve të UÇK-së”
Pas protestave në mbështetje të UÇK-së në Prishtinë dhe Tiranë dhe në disa qendra evropiane, shoqatat e dalura nga lufta kësaj radhe do të shprehin revoltën e tyre kundër Gjykatës The post “Organizatat e dalura nga lufta thërrasin protestë në Shkup: Kërkohet lirimi i ish-krerëve të UÇK-së” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Pas protestave në mbështetje të UÇK-së në Prishtinë dhe Tiranë dhe në disa qendra evropiane, shoqatat e dalura nga lufta kësaj radhe do të shprehin revoltën e tyre kundër Gjykatës Speciale në Shkup. Qëllimi i kësaj proteste është të kërkohet drejtësi për krerët e UÇK-së të cilët gjenden në Hagë, thotë Xhavit Jashari, kryetar i Shoqatës së familjeve të dëshmorëve të luftës së UÇK-së.
“Çdo individ që i përgjigjet kësaj proteste flet në vete dhe kërkon drejtësi. Pra, atje është duke ndodhur padrejtësi dhe në këtë rast, në rastin e parë kërkohet drejtësi dhe protesta është e orientuar kur atje po ndodh padrejtësi dhe protesta jonë e shprehim ne si këshill organizues, së bashku me veteranë, invalid, familje të dëshmorëve të gjitha luftërave çlirimtare, por edhe gjithë ata që e kuptojnë shqetësimin tonë i ftojmë që të jenë prezentë dhe të shprehim mllefin tonë, sepse, po goditet dhe po atakohet lufta e pastër”, theksoi Xhavit Jashari nga organizatat e dala nga lufta, gjegjësisht kryetar i Shoqatës së familjeve të dëshmorëve të luftës së UÇK-së. Jashari më tej tha se gjykata speciale është politike dhe qëllim të vetëm e ka që të barazojë luftën tonë tepër të pastër me gjithë ato që ka bërë ushtria dhe policia e shtetit serb në Kosovë.
“Kjo gjykatë nuk e ka problem vetëm Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin, por përmes tyre, tendencat e kësaj gjykate janë që të goditet lufta jonë e drejtë dhe e pastërt, çdo herë duke bashkëpunuar me prokurorinë e Serbisë”, theksoi Jashari. Ai pret që protesta në Shkup të jetë masive dhe në të, të dalin gjithë shqiptarët pa dallime partiake. Kërkesa parësore e protestuesve është që menjëherë të lirohen krerët e UÇK-SË që ndodhen ne Hagë.
“Protesta do të jete masive dhe ftesa jonë është pa dallim i ftojmë të gjithë. Besoj që ne do ti adresojmë kërkesat tona të drejta dhe të ligjshme dhe ajo e logjikshmja është që krerët të lirohen”, theksoi Jashari. I pyetur në lidhje me atë se a do të marrin pjese në protestë edhe ushtarët që kanë urdhër-arrest nga Serbia nga droja se mund të arrestohen nga policia e Maqedonisë së Veriut, Jashari tha se nuk beson që shteti i Maqedonisë së Veriut hyn në aventura të tilla.
“Ne nuk mund të konfirmojmë një gjë të tillë se kush ka problem dhe kush nuk ka problem, por ne ju themi edhe shtetit maqedon, që të mos tentojë të bëjë spektakle të tilla sepse gjithë luftërat që zhvillohen janë të njohura dhe të pranueshme me dokumentet relevante ndërkombëtare, gjithë luftërat që zhvillohen për liri dhe çlirim, mendoj se janë të pastërta dhe ne nuk po kërkojmë gjë tjetër veçse me e adresuar një kërkesë që është e ligjshme dhe mendoj se ushtarët e UCK-së nuk kanë asnjë problem me shtetin maqedon”, theksoi Jashari.
Ndërkohë sa i përket asaj se a mund të ketë pengesa nga Qyteti i Shkupit apo nga institucione tjera në lidhje me dhënien e pëlqimit për proteste, njeri ndër organizatorët e kësaj proteste Bujar Dardhishta tha se ata si këshill organizativ i janë përmbajtur të gjitha rregullave dhe ligjeve për mbajtjen e protestës.
“Kemi adresuar dy kërkesa – në qytet të Shkupit, sepse sipas ligjit për vetëqeverisje lokale, për sheshet dhe bulevardet, kompetent është Qyteti i Shkupit, kemi bërë kërkesë para tri javëve në Qytetin e Shkupit, të njëjtën kërkesë të dytë e kemi adresuar para dy jave. Kemi marrë një konkluzion për të paguar taksën komunale, gjë që e kemi bërë dhe presim në proces e sipër për të na dhënë lejen”, theksoi Dardhishta. Ai tha se nuk pret që të ketë ndonjë pengese, për shkak se protestat janë e drejtë kushtetuese e çdo qytetari, ndërsa tha se kjo protestë nuk organizohet kundër ndonjë etnie të caktuar, por se është protes
The post “Organizatat e dalura nga lufta thërrasin protestë në Shkup: Kërkohet lirimi i ish-krerëve të UÇK-së” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .