Organizatorët e protestës: Nuk na ka bashkuar partia – por UÇK-ja

Për të katërtën natë me radhë, edhe të shtunën nga ora 21:00 mijëra qytetarë kanë protestuar në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, kundër vendimit të Gjykatës Speciale, me të cilin janë dënuar katër udhëheqësit e UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup...

shtator 19, 2026 - 23:00
Organizatorët e protestës: Nuk na ka bashkuar partia – por UÇK-ja

Për të katërtën natë me radhë, edhe të shtunën nga ora 21:00 mijëra qytetarë kanë protestuar në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, kundër vendimit të Gjykatës Speciale, me të cilin janë dënuar katër udhëheqësit e UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi.

Protesta ka nisur me betimin e UÇK-së, të përsëritur në kor nga pjesëmarrësit.

Çlirim Haziri, një nga organizatorët e protestave, ka thënë se protestat do të vazhdojnë deri në realizimin e kërkesës për drejtësi ndaj çlirimtarëve dhe paralajmëroi se protestat nuk do të ndalen.

Ai ka thënë se protestuesit nuk i ka bashkuar partia, por UÇK-ja.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.