Organizatori i protestave kundër Hagës kërkon lirimin e dy veteranëve që u arrestuan nga Policia

Organizatori i protestave kundër Gjykatës Speciale, Çlirim Haziri, ka kërkuar lirimin e dy veteranëve të arrestuar gjatë natës se tensioneve mes Policisë dhe protestuesve. “Votimi i Ligjit për UÇK-në ishte një moment krenarie, por ky moment...

tetor 7, 2026 - 20:00
Organizatori i protestave kundër Hagës kërkon lirimin e dy veteranëve që u arrestuan nga Policia

Organizatori i protestave kundër Gjykatës Speciale, Çlirim Haziri, ka kërkuar lirimin e dy veteranëve të arrestuar gjatë natës se tensioneve mes Policisë dhe protestuesve.

“Votimi i Ligjit për UÇK-në ishte një moment krenarie, por ky moment mbetet i paplotë për sa kohë dy nga protestuesit tanë po mbahen ende larg familjeve të tyre.Gjatë ditëve të protestës, u ndaluan dy qytetarë, të cilët janë edhe veteranë të UÇK-së. Dalja e tyre në shesh nuk ishte asgjë më shumë se një shprehje e natyrshme për të mbrojtur historinë dhe vlerat për të cilat dikur ishin të gatshëm të jepnin jetën”, ka shkruar ai.

“Nuk është as e drejtë dhe as njerëzore që ata të trajtohen me masa kaq të ashpra nga shteti i tyre, vetëm pse ngritën zërin për dinjitetin e kombit.I bëjmë thirrje institucioneve të drejtësisë që të reflektojnë dhe t’i lirojnë sa më parë. Këta burra e kanë vendin në shtëpitë e tyre, si qytetarë të lirë të Republikës që ndihmuan ta ndërtojnë vetë”, ka shtuar ai.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.