Osmani: Amerikanët dëshmuan në mbrojtje të Thaçit, ministrat e VLEN-it në anën e kundërt të historisë

Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka reaguar lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë dhe deklaratat e ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, për vendimin që pritet të shpallet. Osmani ka përmendur rolin e disa...

shtator 15, 2026 - 22:00
Osmani: Amerikanët dëshmuan në mbrojtje të Thaçit, ministrat e VLEN-it në anën e kundërt të historisë

Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka reaguar lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë dhe deklaratat e ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, për vendimin që pritet të shpallet.

Osmani ka përmendur rolin e disa prej figurave amerikane që kanë dëshmuar në proces, duke e lidhur këtë me qëndrimin e ministrave shqiptarë të VLEN-it në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.

“Wesley Clark, James Rubin e Christopher Hill vijnë nga Uashingtoni për të dëshmuar në mbrojtje të Thaçit dhe bashkëluftëtarëve të tij. Ndërkohë, ministrat e VLEN-it rreshtohen në anën e kundërt të historisë”, ka shkruar Osmani.

Ai e ka mbyllur reagimin me një akuzë të drejtpërdrejtë ndaj VLEN-it, duke thënë: “Nuk paska fund e keqja e tyre”.

Reagimi i Osmanit vjen në prag të shpalljes së aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Deklaratat e tij janë raportuar edhe nga mediat kosovare.

Ndërkohë, ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, është shprehur se për procesin në Hagë “nuk duhet të jetë rruga, politika apo emocionet gjykatës”, duke theksuar se vendimin do ta japë gjykata. Gazeta Flaka

The post Osmani: Amerikanët dëshmuan në mbrojtje të Thaçit, ministrat e VLEN-it në anën e kundërt të historisë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.