Osmani: Dështimet e VLEN-it për gjuhën shqipe dhe përfaqësimin e shqiptarëve tashmë janë evidentuar edhe në Bruksel

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Bujar Osmani, ka reaguar ndaj Raportit të Komisionit Evropian për vitin 2026, duke akuzuar koalicionin VLEN për dëmtimin e barazisë së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Përmes një pos...

Nëntor 5, 2026 - 10:01
Osmani: Dështimet e VLEN-it për gjuhën shqipe dhe përfaqësimin e shqiptarëve tashmë janë evidentuar edhe në Bruksel

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Bujar Osmani, ka reaguar ndaj Raportit të Komisionit Evropian për vitin 2026, duke akuzuar koalicionin VLEN për dëmtimin e barazisë së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani pretendon se për herë të parë raporti i KE-së evidenton hapur problemet me zbatimin e gjuhës shqipe dhe përfaqësimin e drejtë dhe adekuat.
„Dëmi që VLEN-i po i shkakton barazisë së shqiptarëve tashmë është dokumentuar edhe në Bruksel”, ka shkruar Osmani.
Reagimi i tij vjen në një kohë kur zbatimi i gjuhës shqipe dhe përfaqësimi i shqiptarëve në institucione mbeten ndër çështjet kryesore të debatit politik në vend.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.