Osmani: Kemi komunikuar me VMRO-n, po përgatitemi për zgjedhje të parakohshme në pranverë

Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka deklaruar se partia e tij po kërkon mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në pranverën e vitit 2026. I pyetur në emisionin “Click Plus” në TV21 nëse ka marrëveshje mes BDI-së dhe VMRO-DPMNE...

shtator 10, 2026 - 00:30
Osmani: Kemi komunikuar me VMRO-n, po përgatitemi për zgjedhje të parakohshme në pranverë

Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka deklaruar se partia e tij po kërkon mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në pranverën e vitit 2026.

I pyetur në emisionin “Click Plus” në TV21 nëse ka marrëveshje mes BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së për zgjedhje në prill, Osmani tha se janë zhvilluar komunikime edhe me VMRO-në, por nuk dha detaje për ndonjë marrëveshje konkrete, përcjell Zyrtare.

“Po kërkojmë zgjedhje. Normalisht, në forma të ndryshme është komunikuar edhe me VMRO-në dhe nuk ka rezistencë. Presim zgjedhje në pranverë 2026 dhe po bëjmë përgatitjet”, tha Osmani.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.