Osmani: Mickoski më fajësoi për Protokollin me Bullgarinë, a ndryshoi protokolli apo përkatësia etnike e ministrit?

Bujar Osmani nga BDI-ja ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili, sipas Osmanit, e ka veçuar personalisht si përgjegjës për nënshkrimin e Protokollit me Bullgarinë. Osmani thekson se Protokolli ishte miratu...

tetor 9, 2026 - 21:00
Osmani: Mickoski më fajësoi për Protokollin me Bullgarinë, a ndryshoi protokolli apo përkatësia etnike e ministrit?

Bujar Osmani nga BDI-ja ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili, sipas Osmanit, e ka veçuar personalisht si përgjegjës për nënshkrimin e Protokollit me Bullgarinë.

Osmani thekson se Protokolli ishte miratuar njëzëri nga Qeveria dhe kishte marrë mbështetjen e 67 deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Ai rikujton se një protokoll i ngjashëm ishte nënshkruar edhe në vitin 2019 nga një ministër maqedonas, por, sipas tij, ai dokument nuk është vënë asnjëherë në pikëpyetje.

“Pra, çfarë ndryshoi, protokolli apo përkatësia etnike e ministrit që e nënshkroi?”, pyet Osmani.

Sipas tij, kur një kryeministër fillon të bëjë dallime mes qytetarëve në bazë të përkatësisë së tyre etnike, çështja nuk është më vetëm se kë fajëson, por se kë përfaqëson.

Deklarata e Osmanit rikthen në vëmendje debatin politik për Protokollin me Bullgarinë dhe përgjegjësinë për nënshkrimin e tij, ndërsa ish-ministri i Jashtëm e vë theksin te trajtimi i barabartë i qytetarëve, pavarësisht përkatësisë etnike. Gazeta Flaka

The post Osmani: Mickoski më fajësoi për Protokollin me Bullgarinë, a ndryshoi protokolli apo përkatësia etnike e ministrit? appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.