Osmani në SHBA/ Merr pjesë në gala mbrëmjen e Albanian-American Relations Council, takohet me Wesley Clark
Vjosa Osmani ka marrë pjesë në gala mbrëmjen e organizuar nga Albanian-American Relations Council në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është takuar mes tjerash edhe me ish-gjeneralin amerikan Wesley Clark. Përmes një postimi, Osmani ka sh...
Vjosa Osmani ka marrë pjesë në gala mbrëmjen e organizuar nga Albanian-American Relations Council në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është takuar mes tjerash edhe me ish-gjeneralin amerikan Wesley Clark.
Përmes një postimi, Osmani ka shprehur kënaqësinë për pjesëmarrjen në këtë ngjarje, ndërsa ka falënderuar mërgatën shqiptare në Amerikë për kontributin e saj në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
“Ishte kënaqësi të flasë në gala mbrëmjen e organizuar nga Albanian-American Relations Council dhe t’i falënderoj mërgatën tonë në Amerikë për kontributin e jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Osmani, transmeton “Bota sot”.
https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/posts/1629378825213317?ref=embed_post
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.