Osmani nga Tirolit i Jugut: Evropa i mbron mekanizmat e barazisë – rruga drejt Brukselit kalon përmes Ohrit

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, përfundoi vizitën dyditore në Tirolin e Jugut – Alto Adige, ku zhvilloi takime me përfaqësues institucionalë dhe ekspertë të modelit të barazisë dhe bashkëqeverisjes. Tirolit...

shtator 20, 2026 - 19:30
Osmani nga Tirolit i Jugut: Evropa i mbron mekanizmat e barazisë – rruga drejt Brukselit kalon përmes Ohrit

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, përfundoi vizitën dyditore në Tirolin e Jugut – Alto Adige, ku zhvilloi takime me përfaqësues institucionalë dhe ekspertë të modelit të barazisë dhe bashkëqeverisjes.

Tirolit i Jugut është një nga shembujt më të konsoliduar evropianë të mbrojtjes së bashkëjetesës ndërmjet grupeve gjuhësore. Sistemi funksionon mbi përfaqësimin proporcional në institucionet publike, barazinë gjuhësore, pjesëmarrjen e garantuar në vendimmarrje dhe mekanizma të veçantë mbrojtës për grupet gjuhësore.

“Vizita në Tirolin e Jugut tregoi diçka shumë të thjeshtë: mekanizmat që disa sot përpiqen t’i kontestojnë në Maqedoninë e Veriut janë mekanizma që funksionojnë në zemër të Bashkimit Evropian. Këtu funksionon përfaqësimi proporcional, dygjuhësia, ndarja e pushtetit dhe e drejta e grupit gjuhësor për të kërkuar mbrojtje kur konsideron se barazia është cenuar”, deklaroi Osmani.

Ai theksoi se modeli i Tirolit të Jugut dëshmon se stabiliteti afatgjatë ndërtohet përmes garancive institucionale, përfshirjes dhe respektimit të identitetit gjuhësor të qytetarëve.

“Për Maqedoninë e Veriut, Marrëveshja Kornizë e Ohrit është arkitektura jonë e bashkëjetesës dhe e stabilitetit. Çdo cenim i përfaqësimit të drejtë, i barazisë gjuhësore apo i mekanizmave të konsensusit na largon nga modeli evropian që pamë këtu. Rruga e Maqedonisë së Veriut drejt Brukselit kalon përmes Ohrit”, përfundoi Osmani.

The post Osmani nga Tirolit i Jugut: Evropa i mbron mekanizmat e barazisë – rruga drejt Brukselit kalon përmes Ohrit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.