Osmani zbulon lëvizjet: BDI kërkon zgjedhje të parakohshme, “po përgatitemi për pranverën 2027”

Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka paralajmëruar se partia e tij po përgatitet për zgjedhje të parakohshme parlamentare në pranverën e vitit 2027. I pyetur në emisionin “Click Plus” në TV21 nëse ekziston ndonjë marrëveshje mes BDI-së dh...

shtator 9, 2026 - 23:30
Osmani zbulon lëvizjet: BDI kërkon zgjedhje të parakohshme, “po përgatitemi për pranverën 2027”

Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka paralajmëruar se partia e tij po përgatitet për zgjedhje të parakohshme parlamentare në pranverën e vitit 2027.

I pyetur në emisionin “Click Plus” në TV21 nëse ekziston ndonjë marrëveshje mes BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së për zgjedhje në prill, Osmani konfirmoi se ka pasur komunikime me VMRO-në, por nuk dha detaje për ndonjë marrëveshje konkrete.

“Po kërkojmë zgjedhje. Normalisht, në forma të ndryshme është komunikuar edhe me VMRO-në dhe nuk ka rezistencë. Presim zgjedhje në pranverë 2027 dhe po bëjmë përgatitjet”, deklaroi Osmani.

Deklarata e tij hap diskutimin për mundësinë e një votimi të parakohshëm parlamentar, ndërsa mbetet e paqartë nëse dhe kur do të arrihet ndonjë marrëveshje konkrete për datën e zgjedhjeve.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.