OVL-UÇK ka një thirrje për Policinë e Kosovës
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka reaguar për protestën që po vazhdon të mbahet në sheshin kryesor të Prishtinës, pranë ambienteve të Kuvendit të Kosovës. Në një reagim në FB, OVL UÇK, i bën thirrje PK-së që të qëndrojë “larg ...


Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka reaguar për protestën që po vazhdon të mbahet në sheshin kryesor të Prishtinës, pranë ambienteve të Kuvendit të Kosovës.
Në një reagim në FB, OVL UÇK, i bën thirrje PK-së që të qëndrojë “larg fëmijëve të dëshmorëve” që po protestojnë sonte.
Reagimi i plotë:
Polici, e dimë që jeni me urdhër dhe se po zbatoni urdhra. Por mbani duart larg fëmijëve të dëshmorëve, invalidëve, veteranëve dhe qytetarëve të këtij vendi, njerëzve që, përveç gjithçkaje tjetër, kanë kontribuar që ju sot ta gëzoni këtë uniformë.
Ndaleni dhunën e tepruar dhe të paprovokuar!
Ne nuk kemi punë me ju. Kemi punë me përfaqësuesit e popullit dhe kërkojmë që ata të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre.
Mos e ktheni uniformën që duhet të mbrojë qytetarin në mjet dhune ndaj tij.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.