Pa kaskë? “Safe City” do t’ju kapë dhe gjobisë!

Sistemi “Safe City” së shpejti do të identifikojë dhe gjobisë edhe motoçiklistët që drejtojnë pa kaskë, njoftoi ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski. Sipas MPB-së, kontrollet ndaj motoçiklistëve dhe drejtuesve të mopedëve janë intensifiku...

tetor 3, 2026 - 22:30
Pa kaskë? “Safe City” do t’ju kapë dhe gjobisë!

Sistemi “Safe City” së shpejti do të identifikojë dhe gjobisë edhe motoçiklistët që drejtojnë pa kaskë, njoftoi ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski.

Sipas MPB-së, kontrollet ndaj motoçiklistëve dhe drejtuesve të mopedëve janë intensifikuar, veçanërisht për shpejtësinë, patentën dhe përdorimin e kaskës.

Toshkovski tha se në nëntë muajt e parë të vitit janë shënuar 33 viktima më pak në trafik, ndërsa numri i të lënduarve është ulur me rreth 19 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Me përdorimin e inteligjencës artificiale, “Safe City” synon të zbulojë gjithnjë e më shumë shkelje dhe të rrisë sigurinë në trafik.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.