Pa patentë në timon, policia arreston 34-vjeçaren në Negotinë

Një 34-vjeçare nga fshati Vrapçisht është privuar nga liria pasi është kapur duke drejtuar automjet pa leje drejtimi. Rasti ka ndodhur më 4 tetor 2026, rreth orës 11:25, në fshatin Negotinë të Gostivarit, gjatë një kontrolli në trafik ng...

tetor 5, 2026 - 22:30
Pa patentë në timon, policia arreston 34-vjeçaren në Negotinë

Një 34-vjeçare nga fshati Vrapçisht është privuar nga liria pasi është kapur duke drejtuar automjet pa leje drejtimi.

Rasti ka ndodhur më 4 tetor 2026, rreth orës 11:25, në fshatin Negotinë të Gostivarit, gjatë një kontrolli në trafik nga zyrtarët policorë të Njësisë Policore Gallatë.

Sipas policisë, G.A. (34) po drejtonte një automjet të markës „Renault“ me targa të Gostivarit, edhe pse nuk posedonte leje drejtimi.

Automjeti është konfiskuar, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj 34-vjeçares do të parashtrohet kallëzimi përkatës.

Flaka

The post Pa patentë në timon, policia arreston 34-vjeçaren në Negotinë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.