Pacientja “braktiset” në Emergjencë, familjarët nuk i përgjigjen as Policisë

Një rast i pazakontë është regjistruar në Klinikën Emergjente (reparti internistik) në QKUK, ku një paciente mësohet se ka mbetur e braktisur prej më shumë se 24 orësh nga familjarët e saj. Sipas burimeve të gazetares së Klan Kosova, Arbres...

tetor 17, 2026 - 22:30
Pacientja “braktiset” në Emergjencë, familjarët nuk i përgjigjen as Policisë

Një rast i pazakontë është regjistruar në Klinikën Emergjente (reparti internistik) në QKUK, ku një paciente mësohet se ka mbetur e braktisur prej më shumë se 24 orësh nga familjarët e saj.

Sipas burimeve të gazetares së Klan Kosova, Arbreshë Uka, pacientja ndodhet e vetme në hapësirat e Emergjencës që nga dita e djeshme rreth orës 16:00, raporton Klankosova.

Familjarët e kishin sjellë për trajtim dhe i kishin thënë stafit mjekësor “na thirrni kur të përfundojnë procedurat”, por më pas kanë shkëputur çdo kontakt.

Për këtë situatë është vënë në dijeni edhe Policia e Kosovës, e cila ka provuar disa herë të kontaktojë familjarët, mirëpo i biri i pacientes, që edhe e ka dërguar për trajtim, nuk po e hap telefonin as për organet e rendit dhe as për stafin spitalor.

Përballë kësaj situate, personeli shëndetësor i Emergjencës është detyruar të marrë përsipër jo vetëm trajtimin mjekësor, por edhe kujdesin e përgjithshëm ditor dhe ushqimin e saj.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.