Pacolli lajmëron për rrënime të objekteve te Liqeni i Radoniqit, niset me veturë për t’i parë

Ministrja në detyrë e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka njoftuar se sot, Inspektorati Mjedisor do i rrënojë disa objekte te Liqeni i Radoniqit, të cilat ‘’janë ndërtuar pa leje në pronën publike’’. Pacolli ka thënë se, pronat publiket do të liro...

gusht 19, 2026 - 13:30
Pacolli lajmëron për rrënime të objekteve te Liqeni i Radoniqit, niset me veturë për t’i parë

Ministrja në detyrë e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka njoftuar se sot, Inspektorati Mjedisor do i rrënojë disa objekte te Liqeni i Radoniqit, të cilat ‘’janë ndërtuar pa leje në pronën publike’’.

Pacolli ka thënë se, pronat publiket do të lirohen nga ‘’uzurpimet e paligjshme’’.

“Aksioni jonë për vendosjen e ligjshmërisë anembanë Kosovës do të vazhdojë dhe prona publike do të lirohet nga uzurpimet e paligjshme”, ka thënë ajo.

Postimi i plotë:

Mirëmëngjesi!

Jam duke shkuar në Gjakovë, te Liqeni i Radoniqit, për të përcjellë nga afër aksionin e Inspektoratit Mjedisor për rrënimin e disa objekteve të ndërtuara pa leje në pronë publike.

Rend dhe ligjshmëri në çdo cep të Kosovës!


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.