Pajaziti: Kryetari Dimitrievski nuk i respekton detyrimet ligjore ndaj shqiptarëve
“Kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski është nga më të zëshmit për respektimin e Kushtetutës dhe Ligjit. Por, kur vjen puna se sa ai i respekton ato, mjafton një vështrim i thjeshtë në faqet zyrtare të Komunës dhe të kryetar...
“Kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski është nga më të zëshmit për respektimin e Kushtetutës dhe Ligjit.
Por, kur vjen puna se sa ai i respekton ato, mjafton një vështrim i thjeshtë në faqet zyrtare të Komunës dhe të kryetarit në Facebook, e shohim se standardet e tij ndryshojnë kur bëhet fjalë për detyrimet ndaj qytetarëve shqiptarë.
Të gjitha postimet zyrtare informuese janë vetëm maqedonisht, përfshirë edhe emrin e faqes zyrtare të komunës së Kumanovës. Shtrohet pyetja: Ku është gjuha shqipe dhe pse nuk po e respekton ligjin?
Me regjistrimin zyrtar të vitit 2021, afër 26% e banorëve në Kumanovë janë shqiptarë dhe bazuar në Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, çdo komuna apo institucion komunal ka detyrim ligjor dhe institucional që komunikimin zyrtar me publikun (përfshirë edhe hapësirat digjitale) ta bëjnë si në maqedonisht, ashtu edhe në shqip.
Pa e zgjatur shumë, zotëri kryetar, po the se respekton ligjin, atëherë zbatoje në çdo vend – duke nisur që nga faqja jote zyrtare. Barazia dhe respekti për qytetarët nuk tregohen me fjalë, por me vepra!
P.S.
Për herë të dytë a tretë për vite me radhë po e trajtojmë këtë temë dhe s’ka asnjë përmirësim!”
*Status facebook’u i gazetarit Naser Pajaziti
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.