Pak orë nga vendimi historik për Kosovën
Ka mbetur pak orë para se Gjykata Speciale në Hagë ta shpallë aktgjykimin ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit. Seanca në Hagë fillon në orën 10:00, mirëpo në Kosovë...
Ka mbetur pak orë para se Gjykata Speciale në Hagë ta shpallë aktgjykimin ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.
Seanca në Hagë fillon në orën 10:00, mirëpo në Kosovë transmetimi nga deklarimi në sallën e gjyqit bëhet me 10 minuta vonesë.
Seanca, sipas njoftimit të Speciales, pritet të zgjasë rreth dy orë. Në Hagë tashmë janë mbledhur shqiptarët nga e gjithë bota për të pritur aktgjykimin e spaciales.
Në prag të verdiktit, Prishtina është zgjuar, ndërsa qytetarë nga Kosova dhe diaspora kanë udhëtuar drejt Hagës për të qenë të pranishëm pranë objektit të Gjykatës Speciale gjatë momentit të shpalljes së vendimit.
Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është vendosur një projektor për të ndjekur drejtpërdrejt seancën, ndërsa një ekran i madh është vendosur edhe në Hagë.(INA)
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.