Pal Lekaj dënohet me 3 vjet e 8 muaj burgim në rastin e “53-milionëshit”

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar ish-ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, me 3 vjet e 8 muaj burgim në rastin e njohur si “53-milionëshi”. Pas vuajtjes së dënimit me burgim, Lekajt i ndalohet për 3 vjet e 6 muaj ushtrimi i funk...

shtator 9, 2026 - 12:30
Pal Lekaj dënohet me 3 vjet e 8 muaj burgim në rastin e “53-milionëshit”

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar ish-ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, me 3 vjet e 8 muaj burgim në rastin e njohur si “53-milionëshi”.

Pas vuajtjes së dënimit me burgim, Lekajt i ndalohet për 3 vjet e 6 muaj ushtrimi i funksioneve në administratën publike.

Rasti lidhet me pagesën shtesë prej 53.1 milionë eurosh ndaj kompanisë “Bechtel & Enka”, për zgjatjen e afatit të punimeve në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Në këtë proces gjyqësor akuzohen edhe Eset Berisha, Nebih Shatri dhe Besim Tahiri.

Çështja ishte kthyer në rigjykim pasi Gjykata e Apelit kishte anuluar aktgjykimin e parë.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.