Palatova largohet nga Kosova, ky është apeli i saj i fundit për politikanët
Ushtruesja e detyrës së shefes së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova, po largohet nga Kosova pas më shumë se tre vjetësh angazhim. Përmes një njoftimi, zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë bëri të ditur se gjatë kësaj periudhe marrëd...


Ushtruesja e detyrës së shefes së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova, po largohet nga Kosova pas më shumë se tre vjetësh angazhim.
Përmes një njoftimi, zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë bëri të ditur se gjatë kësaj periudhe marrëdhëniet mes BE-së dhe Kosovës kanë hyrë në një kapitull të ri.
Në mesazhin e saj të fundit, Palatova u ka bërë apel autoriteteve dhe aktorëve politikë në Kosovë që të angazhohen me Bashkimin Evropian në mënyrë konstruktive, bashkëpunuese dhe të orientuar drejt zgjidhjes së problemeve.
“BE-ja është këtu për ta mbështetur Kosovën”, thuhet në mesazhin e publikuar nga zyra e BE-së në Kosovë.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.