Pamje nga sulmi i huthinjve në aeroportin e Riadit: Raketa, mbi besimtarët drejt Mekës…

Kanali Al Arabiya ka publikuar pamje ekskluzive që dokumentojnë momentet e para të sulmit të kryer nga milicia Huthi e Jemenit me një raketë të drejtuar në terminalin e pasagjerëve në Aeroportin Ndërkombëtar King Khalid në Riad. Siç mund të...

tetor 12, 2026 - 13:01
Pamje nga sulmi i huthinjve në aeroportin e Riadit: Raketa, mbi besimtarët drejt Mekës…

Kanali Al Arabiya ka publikuar pamje ekskluzive që dokumentojnë momentet e para të sulmit të kryer nga milicia Huthi e Jemenit me një raketë të drejtuar në terminalin e pasagjerëve në Aeroportin Ndërkombëtar King Khalid në Riad. Siç mund të shihet në pamjet filmike, raketa ra midis besimtarëve nën irham që po udhëtonin drejt Mekës të kryenin Umra-n.

Një ditë pas sulmit ku u vranë 12 persona dhe u plagosën më shumë se 300, aeroporti në kryeqytetin saudit u vu përsëri në shënjestër të raketave. Koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite konfirmoi se një sulm i ri kishte shkaktuar një zjarr në aeroport, i cili ishte tashmë i mbyllur për trafikun e rregullt.

Zëdhënësi zyrtar i koalicionit, Gjenerali Turki al-Maliki, njoftoi se një “raketë e panjohur” kishte goditur sallën e pasagjerëve të Terminalit 4 – e njëjta ndërtesë që u godit të shtunën. Sipas tij, shërbimet e zjarrfikësve dhe të emergjencës shkuan menjëherë në vendngjarje për të shuar zjarrin, dhe në një operacion të veçantë, mbrojtja ajrore kapi një raketë lundrimi në afërsi të aeroportit. /tesheshi..com/

The post Pamje nga sulmi i huthinjve në aeroportin e Riadit: Raketa, mbi besimtarët drejt Mekës… appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.